Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon për pozitën që ai e gëzon tek Allahu i Lartësuar, respektivisht se ajo arriti shkallën më të lartë të dashurisë (ar. el hul-leh, miqësia e ngushtë), siç e arriti Ibrahimi (alejhi selam), prandaj ai mohoi se kishte mik të ngushtë përveç Allahut, sepse zemra e tij ishte e mbushur me dashurinë, madhërimin dhe njohjen e Allahut të Lartëruar, kështu që nuk kishte vend për askënd përveç Tij. Sikur ai të kishte mik të ngushtë prej krijesave, do ta kishte Ebu Bekër Sidikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më pas paralajmëroi që të mos tejkalohet kufiri i lejuar në dashuri, siç bënë hebrenjtë dhe të krishterët në raport me varret e profetëve dhe të njerëzve të devoshtëm, derisa i shndërruan në hyjni idhujtareske që adhurohen në vend të Allahut dhe ndërtuan faltore - xhami e tempuj mbi varret e tyre, si dhe e ndaloi umetin e tij të bëjnë të njëjtën gjë si ata.