Profeti ﷺ i kërkoi xhaxhait të tij, Ebu Talibit, derisa ishte në grahmat e vdekjes, të thoshte: "La ilahe ilallah", që të ndërmjetësonte për të me këtë fjalë në Ditën e Kiametit dhe të dëshmonte se ishte bërë musliman. Ai nuk pranoi ta shqiptonte dëshminë (shehadetin) nga frika se kurejshët do ta shanin dhe do të thoshin: "Ai u bë musliman nga frika e vdekjes dhe për shkak të dobësisë!" Prandaj ai i tha Profetit ﷺ: "Po të mos ishte kjo, do të fusja gëzim në zemrën tënde duke e shqiptuar dëshminë (shehadetin) dhe do ta realizoja dëshirën tënde derisa të kënaqeshe!" Kështu, Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin që tregon se Profeti ﷺ nuk e ka në dorë udhëzimin e suksesit, që dikush të bëhet musliman, por vetëm Allahu i Lartmadhëruar i jep sukses kujt të dojë, ndërsa Profeti ﷺ i udhëzon njerëzit me udhërrëfim, sqarim, përudhje dhe thirrje në rrugën e drejtë.