Profeti (paqja qoftë mbi të!) njofton se Allahu e ka urdhëruar që t'i luftojë idhujtarët, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak. Dhe të dëshmojnë se Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) është i dërguari i Tij. Si dhe përmbushja e kërkesave të kësaj dëshmie, duke treguar kujdes ndaj pesë namazeve gjatë ditës dhe natës dhe duke ia dhënë zekatin e detyrueshëm atyre që e meritojnë. Nëse ata i zbatojnë këto gjëra, atëherë Islami garanton gjakun dhe pasurinë e tyre. Kështu që nuk lejohet vrasja e tyre, vetëm nëse kryejnë një krim apo një vepër penale, nga e cila meritojnë të vriten në bazë të legjislacionit islam. Ndërsa në Ditën e Gjykimit do të jetë Allahu, Ai i Cili do t'i gjykojë ata në bazë të dijes së Tij mbi të fshehtat e tyre.