Disa idhujtarë shkuan te Profeti ﷺ dhe kishin bërë shumë vrasje e zina, e në atë rast i thanë Profetit: "Ajo që po thërret në islam dhe mësimet e tij është një gjë e mirë, por cili është halli ynë që kemi rënë në idhujtari dhe mëkate të mëdha: a ka shpagim?" Kështu, zbritën dy ajetet, ku Allahu e pranoi pendimin nga njerëzit përkundër numrit të madh të gjynaheve të tyre dhe, po të mos ishte kështu, ata do të vazhdonin në mosbesimin dhe tiraninë e tyre e nuk do të kishin hyrë në këtë fe.