Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron vlerën e hyrjes në Islam, rrjedhimisht, kushdo që bëhet musliman, e zbaton mirë Islamin, është i sinqertë dhe e i çiltër; nuk do të llogaritet për gjynahet që ka bërë gjatë periudhës paraislame (para ardhjes së Profetit ﷺ). E, kushdo që bën keq në Islam, duke qenë hipokrit ose duke dezertuar nga feja; do të llogaritet për atë që ka bërë teksa ishte jobesimtar dhe për atë që ka bërë duke qenë musliman.