explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimi vjetrohet në zemrën e muslimanit dhe dobësohet, sikurse rroba e re që vjetrohet për shkak të përdorimit të gjatë. Kjo, për shkak të shpërfilljes ndaj adhurimeve ose bërjes së gjynaheve dhe zhytjes në epshe. Kështu, Profeti ﷺ na porositi që t'i lutemi Allahut të Lartësuar që të na përtërijë besimin, duke i kryer obligimet dhe duke bërë shpesh dhikër (përmendje të Allahut) dhe istigfar (kërkimfalje pej Tij).

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për t'i kërkuar Allahut të na bëjë të qëndrueshëm (në fe) dhe të na ripërtërijë besimin në zemër.
  • Imani (besimi) është fjalë, vepër dhe bindje; shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.