explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se imani ka shumë degë dhe virtyte, ku përfshihen veprat, besimet dhe fjalët. Virtyti më i lartë dhe më i mirë i imanit është të thuash: "La ilahe il-lallah", duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar në përputhje me të, se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet dhe askush tjetër nuk meriton një gjë të tillë. Më e vogla nga veprat e besimit është të largojmë mënjanë çdo gjë që i dëmton njerëzit në rrugët e tyre. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se turpi është një nga virtytet e imanit dhe është një moral që nxit ta bëjmë atë që është e bukur dhe ta braktisim atë që është e shëmtuar.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Besimi ka shkallë, disa prej të cilave janë më të mira se të tjerat.
  • Besimi është fjalë (me gjuhë), vepër (me gjymtyrë) dhe besim (me zemër).
  • Turpi ndaj Allahut të Lartësuar nënkupton që Ai të të mos shohë aty ku të ka ndaluar dhe të të mos shohë se mungon aty ku të ka urdhëruar.
  • Përmendja e numrit nuk nënkupton kufizimin, por, përkundrazi, tregon se veprat e imanit janë të shumta, sepse arabët mund të përmendin një numër të caktuar për diçka dhe nuk synojnë kufizimin e tij.