explain-icon

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se muslimani i përsosur është ai nga gjuha e të cilit muslimanët janë të sigurt, duke mos i sharë, mallkuar, përgojuar dhe duke mos përhapur me gjuhën e tij midis tyre asgjë që i shqetëson ata. Si dhe janë të sigurt nga dora e tij, duke mos i dhunuar ata dhe duke mos ua marrë pasurinë padrejtësisht, dhe duke mos u bërë padrejtësi të tjera të ngjashme me këto. Ndërsa mërgimtar i vërtetë është ai i cili braktis gjërat që Allahu i ka bërë të paligjshme.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Islami plotësohet vetëm kur njeriu nuk i shqetëson të tjerët si nga ana materiale, po ashtu dhe nga ana shpirtërore.
  • Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur gjuhën dhe dorën në veçanti, ngaqë shumica e gabimeve, e dëmeve dhe e ligësive kryhen nëpërmjet tyre.
  • Nxitja për të braktisur mëkatet dhe për t'ju përmbajtur urdhëresave të Allahut të Madhëruar.
  • Muslimani më i mirë është ai i cili i përmbush detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj muslimanëve njëkohësisht.
  • Dhunimi mund të jetë me fjalë ose me gojë.
  • Mërgimi i përsosur është lënia e gjërave që Allahu i Madhëruar i ka ndaluar.