explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se ata që gjykojnë me drejtësi dhe me hak mes njerëzve, të cilët i kanë nën përgjegjësinë, gjykimin e tyre dhe janë nga familja e tyre, do të ulen në karrige të larta, që janë krijuar prej dritës, si nderim për ta në Ditën e Kiametit. Këto podiume janë në të djathtë të të Gjithëmëshirshmit të Lartësuar, ndërkohë të dyja Duart e Tij janë të djathta.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera dhe inkurajimi i drejtësisë.
  • Drejtësia është e përgjithshme dhe përfshin të gjitha përgjegjësitë dhe gjykimet midis njerëzve, madje edhe drejtësinë midis grave dhe fëmijëve, e kështu me radhë.
  • Sqarimi i pozitës së të drejtëve në Ditën e Kiametit.
  • Pozitat e besimtarëve do të dallojnë nga njëri-tjetri në Ditën e Kiametit, në bazë të veprave.
  • Metoda e inkurajimit është një nga metodat e thirrjes, që e inkurajon të thirrurin që të bindet.