Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Kafsha kalëruese më ka ngordhur, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim, që të më dërgojë (për ku jam nisur)." Profeti ﷺ i kërkoi falje sepse nuk kishte asnjë kafshë për ta bartur, kështu që një person që ishte i pranishëm tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ e lajmëroi se ai ishte ortak në shpërblim me atë që do t'ia japë kafshën e udhëtimit, sepse nevojtarin e drejtoi tek ai.