Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kije frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, që kjo (e fundit) ta shlyejë atë (të keqen), si dhe sillu mirë me njerëzit.” قال الترمذي: حديث حسن - Transmeton Tirmidhiu
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron për tri gjëra: E para: Frikën ndaj Allahut (devotshërinë), e cila arrihet duke kryer detyrimet dhe duke lënë të ndaluarat, në çdo vend, kohë dhe gjendje: në fshehtësi dhe në publik, në mirëqenie dhe në sprovë, e në çdo rrethanë tjetër. E dyta: Nëse e bën një mëkat, atëherë pas tij bëje një vepër të mirë si; namaz, sadaka, bamirësi, mbajtje të lidhjeve farefisnore, pendim...etj, sepse këto e fshijnë mëkatin. E treta: Sillu me njerëzit me sjellje të mirë: duke u buzëqeshur në fytyrë, duke qenë i butë dhe i sjellshëm, duke bërë mirësi dhe duke mos u shkaktuar dëm.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Mirësia e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij qëndron në mëshirën dhe faljen e Tij.
  • Hadithi përfshin tri të drejta: të drejtën e Allahut me devotshmëri (duke ia pasur frikën), të drejtën e vetes duke bërë vepra të mira pas mëkateve, dhe të drejtën e njerëzve duke u sjellë me moral të mirë.
  • Inkurajimi për të bërë vepra të mira pas mëkateve dhe sjellja e mirë janë prej cilësive të devotshmërisë, por janë përmendur veçmas për shkak të nevojës për t’i sqaruar.