explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se besimi i plotë nuk mund të realizohet tek asnjë musliman derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, si: kryerja e adhurimeve dhe llojet e ndryshme të mirësive të kësaj bote dhe të botës tjetër. Si dhe të mos dëshirojë për të ato gjëra që nuk i dëshiron për veten e tij. Nëse sheh mangësi te fetaria e vëllait të tij musliman, duhet të përpiqet ta përmirësojë, e, nëse sheh shenja të mira tek ai, duhet ta orientojë, ta ndihmojë dhe ta këshillojë në çështjet e fesë dhe të jetës.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ky hadith dëshmon se është obligim që njeriu të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete, sepse mohimi i imanit (besimit) të atij që nuk do për vëllanë e tij atë që do për veten tregon se kjo gjë është obligim.
  • Vëllazëria për hir të Allahut është mbi vëllazërinë e prejardhjes, prandaj e drejta e saj është më e detyrueshme.
  • Ndalimi i të gjitha fjalëve dhe veprimeve që kundërshtojnë këtë dashuri, si: mashtrimi, përgojimi, zilia dhe padrejtësia ndaj muslimanit në jetën, pasurinë dhe nderin e tij.
  • Në këtë hadith janë përdorur disa fjalë inkurajuese që e nxisin besimtarin të kryej veprën për të cilën po urdhërohet, si fjala në hadith: "për vëllanë e vet."
  • Kirmani (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Pjesë e besimit është edhe të urrejë për vëllanë e tij të keqen që e urren për veten e vet. Ndonëse nuk është përmendur në hadith, por ajo përfshihet automatikisht sepse të duash për dikë diçka detyrimisht kërkon të urresh për të të kundërtën e saj. Pra, arsyeja e mospërmendjes së urrejtjes së të keqes në hadith vjen nga fakti se ajo është e nënkuptuar.