Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u pyet për moralin e Profetit ﷺ, me ç'rast tha: "Ai nuk ishte pa drojë apo i pahijshëm në natyrën e tij, as në fjalë dhe as në vepra, dhe as nuk e bënte këtë me qëllim apo duke u shtirur. Ai nuk bërtiste dhe nuk e ngrinte zërin në tregje, dhe nuk ia kthente të keqen me të keqe. Përkundrazi, ai përgjigjej me mirësi, falte në zemrën e tij dhe shpesh e anashkalonte dhe largohej nga e keqja.