explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi në këtë hadith se nuk i ka hije një besimtari besimplotë që t'i poshtërojë njerëzit në lidhje me prejardhjen e tyre, as të ofendojë e të mallkojë shpesh, e as të jetë i pandershëm në vepra ose fjalë, e të mos ketë turp fare.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Mohimi i besimit në tekstet e fesë mund të jetë vetëm për shkak të një veprimi të ndaluar ose braktisjes së një obligimi.
  • Inkurajimi për ruajtjen e gjymtyrëve dhe mbrojtjen e tyre nga e keqja, veçanërisht gjuhën.
  • Sindiu ka thënë: "Përdorimi i formës së ekzagjeruar në këtë hadith në fjalët: "ofendon shumë" dhe: "mallkon shumë", tregon se, nëse ofendimi dhe mallkimi ndodhin nga besimtari pak ose ndonjëherë ndaj atyre që i meritojnë këto gjëra, kjo nuk e nënkupton që thënësi i këtyre fjalëve të mos quhet edhe më tej besimtar."