Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ rrallëherë mbante ndonjë hutbe ose jepte ndonjë këshillë pa përmendur dy gjëra: Së pari: Nuk ka besim të plotë ai që tradhton amanetin ndaj kujtdo, qoftë në pasurinë, personin apo familjen e tij. Së dyti: Nuk ka fe të plotë ai që tradhton besëlidhjet dhe marrëveshjet dhe i shkel ato.