Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron që njerëzve t'ua lehtësojmë gjërat e të mos ua vështirësojmë, në të gjitha çështjet, qofshin fetare, qoftshin të kësaj bote (kuptohet), brenda kufijve të asaj që Allahu e ka lejuar dhe e ka përligjur. Profeti ﷺ inkurajon që të përgëzojmë për mirësi dhe të mos i largojmë njerëzit prej saj.