Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se butësia dhe mosnxitimi në fjalë dhe në vepra i bëjnë gjërat më të bukura, më të përsosura e më të mira dhe ka më shumë gjasa që personi i tillë të arrijë ta marrë atë që ka nevojë. Mungesa e butësisë i bën gjërat të turpshme, i shëmton dhe e pengon personin e tillë ta arrijë nevojën e tij. E, nëse e arrin, e arrin me vështirësi.