explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith shpjegon një nga shkaqet që forcojnë lidhjet ndërmjet besimtarëve dhe përhapin dashurinë mes tyre, që është se, nëse dikush e do vëllanë e tij, le ta lajmërojë se e do.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera e dashurisë së sinqertë për hir të Allahut të Lartësuar, e jo për interesa të kësaj bote.
  • Është e pëlqyeshme të lajmërohet ai të cilin e do për hir të Allahut se vërtet e do, në mënyrë që të rritet dashuria dhe afërsia mes jush.
  • Përhapja e dashurisë mes besimtarëve e forcon vëllazërinë në besim dhe e ruan shoqërinë nga shpërbërja dhe përçarja.