Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon për të bërë mirë dhe për të mos e nënvlerësuar atë, qoftë dhe e paktë. Kjo përfshin fytyrën e çelur e me buzëqeshje gjatë takimit, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes për të, për shkak të dashamirësisë ndaj vëllait musliman dhe se e bën atë të lumtur.