explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na sqaron se forca e vërtetë nuk është forca e trupit e as e atij që triumfon mbi të fortët, por i forti i vërtetë është ai që përpiqet dhe përmban veten kur zemërimi i tij është i madh, sepse kjo tregon se ai ka një fuqi që i mundëson atij të kontrollojë veten dhe ta mposhtë shejtanin.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera e butësisë dhe vetëkontrollit gjatë zemërimit dhe se kjo është ndër veprat e mira të cilat i inkurajon Islami.
  • Lufta kundër vetvetes gjatë zemërimit është më e vështirë sesa të luftosh kundër armikut.
  • Islami e ndryshoi konceptin paraislam për forcën drejt virtyteve fisnike. Rrjedhimisht, njeriu më i fuqishëm është ai që e ka nën kontroll veten e tij.
  • Qëndrimi larg zemërimit, për shkak të dëmit që u shkakton individëve dhe shoqërisë.