explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ bëri lutje për mëshirë për këdo që tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë në shitjen e tij, meqë nuk ia vështirëson çmimin blerësit dhe e trajton atë njerëzishëm. Pra, i tilli tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë: nuk e nënvlerëson e as ul vlerën e artikullit. Tregohet i lehtë, bujar dhe zemërgjerë kur ta kërkojë borxhin që ia kanë të tjerët, pra, nuk tregohet i ashpër ndaj të varfrit e nevojtarit, por ia kërkon me butësi e dashamirësi dhe e afatizon huamarrësin.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Prej objektivave të ligjit islam është ruajtja e gjërave që i përmirësojnë marrëdhëniet mes njerëzve.
  • Nxitja për të pasur moral të lartë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, si: shitblerja e të ngjashme.