explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se ndër gjërat që janë përcjellë si këshillë nga profetët e mëparshëm dhe janë transmetuar mes njerëzve brez pas brezi, derisa mbërritën te ky umet, është dhe kjo këshillë: shikoje atë që dëshiron të bësh; nëse është diçka nga e cila nuk kihet turp, atëherë veproje, por nëse është diçka nga e cila kihet turp, atëherë lëre, sepse pengesa për të kryer veprime të shëmtuara është turpi. Ai që nuk ka turp, zhytet në çdo gjë të pahijshme dhe të keqe."

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Turpi është baza e virtyteve të larta morale.
  • Turpi është ndër virtytet e profetëve (paqja qoftë mbi ta), që përcillet prej tyre.
  • Turpi është ai që e shtyn muslimanin të bëjë atë që e zbukuron dhe e fisnikëron dhe ta lërë atë që e ndot dhe e turpëron.
  • Neveviu ka thënë: "Urdhri këtu tregon lejueshmërinë, domethënë: nëse dëshiron të bësh diçka, atëherë bëje, për sa kohë që nuk të bën të ndihesh i turpëruar para Allahut dhe njerëzve; përndryshe, mos e bëj. Mbi këtë parim mbështetet Islami. Që do të thotë se njeriu duhet të ndjejë turp nga braktisja e asaj që është urdhëruar ta bëjë, qoftë e obligueshme apo e pëlqyeshme, si dhe duhet të ndjejë turp nga kryerja e asaj që është e ndaluar, qoftë haram apo e papëlqyer. Sa për atë që është e lejuar, njeriut i lejohet të ndjejë turp qoftë nga kryerja apo braktisja e saj. Hadithi, pra, përfshin të pestë rregullat e jurisprudencës islame (fikhut). Disa kanë thënë: "Urdhri këtu është në formë kërcënimi, domethënë: nëse turpi të hiqet, atëherë bëj çfarë të duash dhe Allahu do të të japë ndëshkimin që meriton për këtë. Të tjerë kanë thënë: "Ky është një urdhër në formën e lajmit, domethënë: kush nuk ka turp, bën çfarë të dojë."