explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e mbron nderin e vëllait të tij musliman, kur ai s'është i pranishëm, duke i ndalur të tjerët që të mos e pëçmojnë ose ofendojnë, Allahu do t'ia largojë atij dënimin në Ditën e Kiametit.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar të merret nëpër gojë nderi i muslimanëve.
  • Shpërblimi është sipas llojit të veprës: Allahu e mbron nga Zjarri atë që ia ruan nderin vëllait të vet.
  • Islami është fe e vëllazërisë dhe e ndihmesës së ndërsjellë.