Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet shumë i çiltër tek Allahu. Ruajuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra shpie në shthurje, ndërsa shthurja shpie në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet gënjeshtar i madh tek Allahu.” Sahih - Muttefek alejhi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar të jemi të çiltër dhe ka treguar se, nëse i përmbahemi asaj, ajo do të na shpjerë në vepra të mira të përhershme. Atë që në vazhdimësi bën vepra të mira, ato e dërgojnë në Xhenet. Njeriu në vazhdimësi tregohet i çiltër, si në fshehtësi dhe haptazi, kësisoj do ta meritojë emrin: shumë i çiltër. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër gënjeshtrës dhe të folurit të së kotës, sepse ajo i largon njerëzit nga qëndrueshmëria në fe dhe i nxit të bëjnë vepra të këqija, shkatërrim dhe gjynahe, e kësisoj i shpien në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë shpesh, derisa të shkruhet tek Allahu prej gënjeshtarëve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Çiltëria është një karakter fisnik që arrihet me përvetësim dhe përpjekje. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa çiltëria t'i bëhet cilësi dhe natyrshmëri, e kësisoj të shkruhet tek Allahut prej të çiltërve dhe të devotshmëve.
  • Gënjeshtra është një karakter i përçmuar, që kryesi i saj e përvetëson nga praktikimi i tepërt i saj dhe e synon atë përmes fjalëve dhe veprave, derisa t'i bëhet karakter dhe cilësi e pandashme, e më pas të shkruhet tek Allahu i Lartësuar prej gënjeshtarëve.
  • Çiltëria i referohet të folurit të së vërtetës, e cila është e kundërta e gënjeshtrës; të kemi qëllim të çiltër, që është sinqeriteti; çiltëria për të qenë të vendosur për të bërë hair, të cilin e kemi synim; çiltëria në vepra, ku më e pakta është që ana e brendshme dhe e jashtme të jenë të njëjta; çiltëria në stacionet shpirtërore drejt Allahut, si: çiltëria në frikën e shpresën tek Allahu dhe të tjera. Ai që cilësohet me këto gjëra është shumë i çiltër, ndërsa ai që cilësohet me disa prej tyre, është njeri i çiltër.