explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se dy janë shkaqet më të mëdha që e fusin (besimtarin) në Xhenet, të cilat janë: Devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë. Devotshmëria ndaj Allahut (takvallëku) nënkupton që ndërmjet teje dhe dënimit të Allahut të vendosësh mburojë, gjë që arrihet duke i kryer urdhrat dhe duke iu shmangur ndalesave. Sjellja e mirë nënkupton që (besimtari) të jetë i buzëqeshur, të bëjë mirë dhe ta largojë pengesën (nga të tjerët). Dy shkaqe janë kryesoret që fusin në Zjarr, të cilat janë: Gjuha dhe organi gjenital. Prej mëkateve që i bën gjuha, janë: gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve e të tjera. Prej mëkateve që i bën organi gjenital janë: kurvëria, homoseksualizmi e të tjera.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Hyrja në Xhenet ka shkaqe që lidhen me Allahun e Lartësuar, ku bën pjesë: devotshmëria ndaj Allahut dhe shkaqe që lidhen me njerëzit, ku hyn sjellja e mirë.
  • Rreziku i gjuhës për vetë njeriun dhe se ajo është nga shkaqet e futjes në Zjarr.
  • Rreziku i epsheve dhe veprimeve të turpshme për njerëzit, dhe se ato janë ndër shkaqet që më së shumti fusin në Zjarr.