explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sjellja e mirë e sjell pronarin e saj në pozitën e atij që agjëron rregullisht ditën dhe falet rregullisht gjatë natës. Sjellja e mirë përmblidhet në këto gjëra: të bësh mirë, të flasësh mirë, të kesh fytyrë të buzëqeshur, ta largosh dëmin nga të tjerët dhe t'i durosh ata nëse të shkaktojnë dëm.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Rëndësia e madhe që Islami ia kushton rregullimit dhe përsosjes së sjelljes.
  • Vlera e sjelljes së mirë, saqë robi përmes saj e arrin pozitën e atij që agjëron vazhdimisht dhe të atij që falet natën pa u lodhur.
  • Agjërimi gjatë ditës dhe namazi i natës janë dy vepra madhështore, të cilat janë të vështira për shpirtin dhe njeriu me sjellje të mirë e arrin pozitën e tyre, sepse është në betejë me veten e tij përmes sjelljes së mirë.