Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se robi që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, në të cilën do të kthehet dhe në të cilën do të shpërblehet në varësi të veprave të tij, është ai, besimi i të cilit e nxit që t'i bëjë këto virtyte: 1. Fjala e mirë: tesbihu (lartësimi i Allahut - subhanallah), tehlili (la ilahe il-lallah), urdhërimi për të mirë, ndalimi i së keqes dhe pajtimi ndërmjet njerëzve. E, nëse nuk e bën këtë, atëherë le të heshtë, të mos lëndojë askënd dhe ta ruajë gjuhën. 2. Nderimi i fqinjit: duke i bërë mirë dhe duke mos e dëmtuar. 3. Nderimi i mysafirit që vjen për të të vizituar, duke i folur fjalë të mira, duke i shërbyer ushqim e kështu me radhë.