explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se njeriu me besimin më të plotë është ai që e ka moralin më të mirë, e kjo arrihet duke e pasur fytyrën të qeshur, duke bërë vepra të mira, duke folur mirë dhe duke e larguar të keqen. Besimtarët më të mirë janë ata që janë më të mirët me gjininë femërore, si: bashkëshortet, vajzat, motrat dhe të afërmet e tyre, sepse ato janë ndër njerëzit më meritorë për të pasur moral të mirë me to.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera e moralit të mirë dhe se ai është prej besimit.
  • Vepra është prej besimit dhe besimi shtohet e pakësohet.
  • Islami e nderon femrën dhe inkurajon t'i bëhet mirë asaj.