Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se sprovat dhe provimi nuk pushojnë kurrë për besimtarin e besimtaren, në vetet e tyre: shëndetin dhe trupin, fëmijët: në aspektin e sëmundjes, vdekjes, mosbindjes ose të tjera, dhe në pasuri: varfëri, zhdukje të tregtisë, vjedhje, ngecje në jetesë dhe vështirësi në furnizim, derisa Allahu përmes këtyre sprovave t'ia shlyejë të gjitha mëkatet, që, kur ta takojë Allahun, të jetë i pastër nga të gjitha mëkatet që i ka kryer.