explain-icon

Shpjegimi

Sahabiu, Sufjan ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi Profetit ﷺ që t'i mësonte një thënie që përfshin në mënyrë gjithëpërfshirëse kuptimet e Islamit, në mënyrë që ai t'i përmbahej asaj dhe të mos pyeste askënd tjetër në lidhje me të. Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E veçoj Allahun me adhurim dhe i besoj Zotit tim, Krijuesit tim dhe të Adhuruarit tim të vërtetë, i Cili nuk ka shok. Më pas i nënshtrohet Allahut, duke iu bindur me kryerjen e obligimeve që ka ndaj Tij dhe duke i braktisur ndalesat e Tij, si dhe vazhdon në këtë rrugë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Themeli i fesë është besimi në Allahun se Ai është Krijues, meritor për t'u adhuruar dhe se Atij i takojnë emrat dhe cilësitë e përkryera.
  • Rëndësia e të qenit në rrugë të drejtë pas besimit, vazhdimësia në adhurim dhe qëndrueshmëria në këtë rrugë.
  • Besimi është kusht për pranimin e veprave.
  • Imani në Allahun përfshin atë që duhet besuar nga bindjet dhe parimet e besimit, si dhe atë që rrjedh nga kjo, siç janë: veprat e zemrës, nënshtrimi dhe dorëzimi para Allahut me zemër dhe me gjymtyrë.
  • Qëndrueshmëria në fe nënkupton t'i përmbahemi kësaj rruge, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur ndalesat.