I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e shqipton fjalën e teuhidit (monoteizmit), duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas saj, si dhe dëshmon se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij, gjithashtu e pranon se Isai (alejhi selam) është rob dhe i dërguar i Tij, dhe se Allahu e krijoi atë me fjalën e Tij: "Bëhu", e ai sakaq u krijua. Gjithashtu beson se ai është një nga shpirtrat që i krijoi Allahu dhe e dëlirësoi nënën e tij (Merjemen) nga ajo që hebrenjtë ia veshën. Po ashtu beson se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë, duke besuar se ata ekzistojnë (tani) dhe se ata janë begatia dhe dënimi i Allahut, si dhe vdes në këtë (besim), vendi i tij është Xheneti, edhe nëse është i shkujdesur ndaj adhurimeve dhe ka mëkate.