Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Lartësuar do t’u thotë: A dëshironi diçka që t'ju shtoj më shumë? Atëherë banorët e Xhenetit, që të gjithë do të thonë: ''A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Zjarri?'' Atëherë Allahu do ta largojë perden dhe do ta ngrejë atë; perdja e Tij është drita. Atyre nuk do t’u jepet asgjë më e dashur sesa ta shohin Zotin e tyre, të Lartësuar dhe të Madhëruar.