Profeti ﷺ dëgjoi një zhurmë shqetësuese si rënia e një trupi, kështu që i pyeti shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për atë zë, sakaq thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ u tha: "Ky zë që e dëgjuat është i një guri që është hedhur nga skaji i Xhehenemit shtatëdhjetë vjet më parë. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij, kur e dëgjuat këtë zë."