explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Xheneti dhe Zjarri janë afër njeriut, si lidhësja e këpucëve që është në pjesën e sipërme të këmbës, sepse ai mund të bëjë një vepër e ta fitojë kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar e përmes saj të futet në Xhenet, ose të bëjë një gjynah e të jetë shkak për të hyrë në Zjarr.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për hair, sado i paktë që të jetë, si dhe kërcënimi nga sherri, sado i paktë që të jetë.
  • Muslimani medoemos gjatë jetës së tij duhet të bashkojë shpresën e frikën dhe gjithmonë ta lusë Allahun e Lartësuar që të jetë i palëkundur në të vërtetën, që të shpëtojë e të mos mashtrohet nga gjendja e tij.