Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se grupi i parë i besimtarëve që do të hyjnë në Xhenet do të ketë fytyra që shkëlqejnë si Hëna e plotë në netët e saj më të ndritshme, e pasuar nga ata që do të ndriçojnë si yjet më të shkëlqyeshëm në qiell. Ata do të kenë cilësi të përsosura: nuk do të urinojnë, nuk do t'i kryejnë nevojat fiziologjike, nuk do të pështyjnë dhe nuk do t'u rrjedhin hundët. Krehrit i kanë prej ari, djersa e tyre do të ketë aromë myshku, dhe shportat e tyret do të lëshojnë aromat më të mira. Bashkëshortet e tyre do të jenë hyriet sybukura. Ata do të jenë të krijuar me një pamje të përbashkët. Në dukje e ngjashme me babanë e tyre, Ademin, në formë dhe gjatësi: gjashtëdhjetë kute të lartë.