Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se njeriu me dënimin më të lehtë në Zjarr Ditën e Gjykimit është ai person që do të mbathë dy palë nallane me rripa (të zjarrtë), nga të cilat do t’i vlojë truri nga nxehtësia, ashtu siç vlon një tenxhere prej bakri. Ai do të mendojë se është më i dënuari nga të gjithë, ndërkohë që në të vërtetë, ai është personi me dënimin më të lehtë. Kjo bën që ai të përjetojë një dënim psikologjik krahas atij fizik.