I Dërguari i Allahut ﷺ u njoftua për diçka në lidhje me shokët e tij, se ata po e ngarkonin me shumë pyetje. Kjo e zemëroi dhe ai mbajti një fjalim: "Më janë shfaqur Xheneti dhe Zjarri (i Xhehenemit). Kurrë nuk kam parë ndonjëherë diçka aq të mirë sa ajo që pashë sot në Xhenet dhe as diçka aq të keqe sa ajo që pashë sot në Zjarr (të Xhehenemit). Sikur ta kishit parë atë që pashë unë dhe ta kishit ditur atë që di unë, nga ajo që pashë sot dhe më parë, do të kishit ndier dhembshuri të madhe; do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë." Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Nuk pati ditë më të rëndë për shokët e tij ﷺ se ajo ditë. Ata i mbuluan kokat e tyre dhe dëgjohej zëri i të qarit, me tingull hundor për shkak të të qarit të fortë." Pastaj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Pastaj u ngrit ai njeri dhe tha: "Kush është babai im?" Ai tha: "Babai yt është filani." Pastaj u shpall ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)