explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit dhe të dëshirojë të ishte në vend të tij (i vdekur). Shkak është frika që ka për veten e tij se mos i humb feja, për shkak të dominimit të së kotës dhe njerëzve që merren me këtë gjë, shfaqjes së fitneve (trazirave, sprovave), mëkateve dhe të këqijave.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sinjalizimi se mëkatet dhe fitnet (trazirat) do të shfaqen në kohën e fundit (para Kiametit).
  • Inkurajimi që të bëjmë kujdes dhe të përgatitemi për vdekjen me besim dhe vepra të mira e të largohemi nga vendet e fitneve dhe sprovave.