Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ për një burrë që shikon një grua të huaj befas, paqëllimshëm, kësisoj Profeti ﷺ e urdhëroi që ta kthejë fytyrën nga ana tjetër sapo ta marrë vesh (se nuk e ka të lejuar ta shohë të tillën), kështu që nuk ka mëkat për këtë.