Profeti ﷺ na sqaroi në këtë hadith një rregull të përgjithshme në lidhje me gjërat dhe se ato në sheriat ndahen në tri kategori: hallall i qartë, haram i qartë dhe gjëra të dyshimta, vendimi i të cilave nuk është i qartë në aspektin e hallallit dhe haramit e këtë vendim nuk e dinë shumë njerëz. Kushdo që i braktis këto gjëra të dyshimta, feja e tij do të jetë e sigurt duke e larguar nga rënia në haram dhe nderi i tij do të jetë i sigurt nga fjalët e njerëzve, për faktin se ata do ta kritikonin për kryerjen e kësaj vepre të dyshimtë. Kushdo që nuk u shmanget të dyshmitave, e ka ekspozuar veten: ose duke rënë në haram, ose duke përfoluar njerëzit nderin e tij. Profeti ﷺ ka dhënë një shembull për të treguar gjendjen e atij që i vepron të dyshmitat, se i tilli është sikurse bariu që kullot bagëtinë e tij pranë një toke që e ka rrethuar pronari i saj, kështu që bagëtitë e bariut mund të kullotin në këtë zonë të rrethuar, për shkak të afërsisë me të. Po ashtu, kushdo që bën diçka të dyshimtë, atëherë ai i afrohet haramit dhe është gati për të rënë në të. Pas kësaj, Profeti ﷺ tregoi se në trupin e njeriut është një copë mishi (zemra), që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi.