Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se Profeti ﷺ fjeti mbi një hasër të vogël të thurur prej bimësh. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në lëkurë në anë të tij. Andaj thamë: "O i Dërguari i Allahut, sikur të të bënim një dyshek të butë, do të ishte më i mirë se të shtriheshe mbi këtë hasër të ashpër. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Unë nuk kam dashuri dhe as lidhje me këtë botë që ta dëshiroj atë. Shembulli im në këtë botë është si ai i një udhëtari që kërkoi hije nën një pemë, pastaj u largua dhe e la pas."