explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi grumbullimin e tokave bujqësore, pemishteve dhe kopshteve, sepse ato janë ndër shkaqet që e bëjnë njeriun të lidhet pas dynjasë dhe ta shpërqendrojnë nga Ahireti.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ndalimi i lidhjes së tepruar me dynjanë, e cila e largon njeriun nga Ahireti.
  • Hadithi nuk e ndalon zotërimin e asaj që është e nevojshme për jetesë, por ndalon zhytjen e tepërt në dynja dhe harrimin e ahiretit.
  • Sindiu ka thënë: "Qëllimi është që mos e teproni në sigurimin dhe shtimin e tokave bujqësore, që të mos shpërqendroheni nga përmendja e Allahut."