explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi që muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij musliman për më shumë se tri net, duke mos u përshëndetur me njëri-tjetrin e duke mos folur mes vete kur të takohen. Më i miri nga këta të dy që janë në grindje është ai që përpiqet ta largojë këtë bojkot dhe fillon të përshëndesë me selam. Ajo që nënkuptohet me bojkot (ar. hexhër) në hadith është bojkoti për gjëra personale, sepse bojkoti për hir të Allahut të Lartësuar, për hakun e Tij, bie fjala, bojkoti i mëkatarëve, bidatçinjve e shokëve të këqij nuk përcaktohet me kohë, por është e ndërlidhur me atë shkak, i cili, po u largua, atëherë largohet edhe bojkoti.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Prej këtij hadithi kuptohet se bojkotimi është i lejuar deri në tri net ose më pak, duke e marrë në konsideratë natyrshmërinë njerëzore, kështu që i falet nëse e bojkoton deri në tri net, që t'i largohet kjo urrejtje.
  • Vlera e selamit. Ai e heq atë (urrejtjen) që është në shpirt dhe është një shenjë që tregon dashuri.
  • Islami i kushtoi rëndësi vëllazërisë dhe miqësisë së muslimanëve mes vete.