explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy muslimanë, kur takohen në rrugë ose diku tjetër, dhe njëri i jep tjetrit selam me shtrëngim duarsh, atyre u falen mëkatet para se të ndahen, qoftë fizikisht apo pas mbarimit të shtrëngimit të duarve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Shtrëngimi i duarve gjatë takimit është i pëlqyer dhe i rekomanduar.
  • Munaviu ka thënë: "Suneti përmbushet duke e vendosur dorën e djathtë në dorën e djathtë (të tjetrit), kur nuk ka ndonjë pengesë."
  • Ky hadith inkurajon përhapjen e përshëndetjes me selam dhe tregon shpërblimin e madh që merr muslimani kur shtrëngon dorën e vëllait të tij musliman.
  • Shtrëngimi i duarve të ndaluara, siç është shtrëngimi i dorës me një grua të huaj (me të cilën nuk lejohet kontakti), përjashtohet nga kuptimi i këtij hadithi.