Profeti (paqja qoftë mbi të!) mbajti një predikim në ditën e Arafatit në Haxhin e lamtumirës, i cili u zhvillua në vitin e dhjetë të hixhretit. Ky haxh e mori këtë emërtim për shkak se në të Profeti (paqja qoftë mbi të!) i dha lamtumirën njerëzve. Ai i urdhëroi të gjithë njerëzit që t'i frikësohen Zotit të tyre, duke i përmbushur urdhëresat dhe duke u shmangur nga ndalesat e Tij. Ai i urdhëroi gjithashtu që të falnin pesë namazet që Allahu i Madhërishëm ua kishte bërë obligim gjatë ditës dhe gjatë natës dhe që të agjëronin muajin e Ramazanit. I urdhëroi po ashtu që t'ua jepnin zekatin e pasurive atyre që e meritojnë dhe të mos tregohen dorështrënguar, si dhe që t'i binden atyre që Allahu i ka bërë udhëheqës të tyre, me përjashtim kur urdhërojnë për ndonjë mëkat. Shpërblimi i atij që i bën gjërat e lartpërmendura është Xheneti.