Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se kushdo që është begatuar me dy vajza ose dy motra dhe kujdeset për to, duke u siguruar furnizimin, edukimin, udhëzimin drejt së mirës dhe tërheqjen e vërejtjes nga e keqja dhe të ngjashme me këto, derisa të rriten dhe të arrijnë moshën madhore, ai do të jetë në Ditën e Kiametit bashkë me Profetin ﷺ "...si këto dy" (gishta): dhe ai bashkoi gishtin tregues dhe të mesit.