explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ me këtë hadith ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), sepse shdërrohen në varreza, në të cilat nuk falet namazi. Ai po ashtu e ndaloi të vizitohet varri i tij shpesh dhe të tubohen rregullisht tek ai, sepse kjo është shkak që çon në shirk (idhujtari). Në vend të kësaj, ai i urdhëroi që t'i çohen salavate e selame kudo qofshin nëpër botë, sepse këto do t'i arrijnë, nga i afërti e nga i largëti, krejt njëjtë, kështu që nuk ka nevojë ta vizitojnë shpesh varrin e tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar që shtëpitë të zhvishen nga adhurimi kushtuar Allahut të Lartësuar.
  • Ndalohet udhëtimi për të vizituar (ekskluzivisht) varrin e Profetit ﷺ, sepse ai urdhëroi t'i çojmë salavate dhe tregoi se ato i arrijnë. Mirëpo, udhëtimi merret me qëllim të Xhamisë (së Profetit) dhe për të bërë namaz në të.
  • Është e ndaluar që vizita e varrit të Profetit ﷺ të shndërrohet në vendfestë, duke e përsëritur rregullisht në një mënyrë të caktuar në një kohë të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për vizitën e ndonjë varri tjetër.
  • Ky hadith dëshmon nderimin që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë i përligji salavatet dhe selamet për të, në çdo kohë dhe vend.
  • Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.