Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dinari (monedhë e artë) më i mirë që e shpenzon njeriu është dinari të cilin e shpenzon për familjen e vet, pastaj dinari që e shpenzon për kafshën e vet në rrugën e Allahut dhe dinari të cilin e shpenzon për shokët e vet në rrugën e Allahut.” Ebu Kilabe ka thënë: "(Pejgamberi)Filloi me familjen." Pastaj Ebu Kilabe tha: "Cili njeri ka shpërblim më të madh sesa ai i cili shpenzon për fëmijët e tij të vegjël, ua ruan nderin, ose Allahu u sjell dobi atyre nëpërmjet tij dhe ua plotëson nevojat." Sahih - Transmeton Muslimi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur disa variante të shpenzimeve dhe i ka renditur ato, kur janë të shumta, sipas variantit më të detyrueshëm, duke përmendur në fillim variantin më të rëndësishëm. Ai tregoi se pasuria më e shpërblyeshme është ajo që një musliman e shpenzon për dikë që është i detyruar të shpenzojë për të, si: gruaja dhe fëmijët e tij. Me pas pasuria që shpenzon për mjetin e udhëtimit, që e ka përgatitur për luftë në rrugë të Allahut. Më pas pasuria që shpenzon për shokët dhe shoqërinë e tij, kur ata kanë dalë për të luftuar në rrugë të Allahut.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Variantet e shpenzimit sa i përket vlerës, renditen sipas radhës që janë përmendur në këtë hadith dhe kjo renditje merret në konsideratë gjatë përplasjes se kujt t'i japim përparësi.
  • Shpenzimi për fëmijët ka përparësi në vlerë kundrejt shpenzimit për të tjerët.
  • Shpenzimi për luftë në rrugë të Allahut është prej shpenzimeve më të mëdha, si: përgatitja e mjeteve dhe luftëtarëve për luftë.
  • Është thënë se togfjalëshi "në rrugë të Allahut", përfshin çdo adhurim, si haxhi etj.