explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se një njeri, ndërsa po ecte, hasi në një degë me gjemba në rrugë, e cila po u shkaktonte dëm muslimanëve. Ai e largoi dhe e hoqi nga rruga. Atëherë Allahu e vlerësoi veprën e tij dhe ia fali mëkatet.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Vlera e largimit të çdo gjëje që dëmton nga rruga dhe se kjo është shkak për faljen e Allahut.
  • Të mos nënvlerësohen veprat e mira, edhe nëse janë të vogla.
  • Islami është feja e pastërtisë, e mbrojtjes së mjedisit dhe e sigurisë publike.