Profeti ﷺ qe pyetur: "Cila është vepra më e dashur tek Allahu?" Në këtë rast tha: "Namazi i obliguar në kohën e vet, të cilën e ka përcaktuar feja. Pastaj mirësjellja me prindërit, bërja mirë atyre, përmbushja e të drejtave të tyre dhe braktisja e mosrespektimit ndaj tyre. E pastaj xhihadi në rrugë të Allahut për ta lartësuar Fjalën e Allahut të Lartmadhërishëm, për ta mbrojtur fenë islame dhe muslimanët e për t'i shpërfaqur simbolet e tij të dukshme, përmes (dhënies së) shpirtit dhe pasurisë. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Më tregoi për këto vepra, saqë, po t'i thosha: "Pastaj cila?", do të më tregonte më tej.